Qeveria e Kosoves fushate diplomatike per njohjen e pavaresise
Albeu.com
Qeveria e Kosovës do te filloje ne muajt qe vijojne në një fushatë diplomatike ne vendet e Bashkimit Europian me synim arritjen e konsensuesit brenda këtij unioni për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Kryeministrit, Ulpiana Lama.Ajo ka thënë se javën e ardhshme destinacioni i Qeverisë së Kosovës do të jetë Evropa, ndonëse nuk përjashtohen edhe opsionet tjera. Lama nuk e ka përjashtuar mundësinë që pavarësia e Kosovës të realizohet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për të gjitha opsionet. Ndërkohë, qeveria do të vazhdojë të punojë edhe per përmbushjen e standardeve dhe në përgatitjen e ligjeve që dalin nga pakoja e Marti Ahtisarit. news24
Shtuar më 16/08/2007, ora 14:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori