Qeveria e Kosoves eshte e gatshme te filloje dialogun me Serbine per disa ceshtje teknike
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Qeveria e Kosoves eshte e gatshme te filloje dialogun me Serbine edhe per ceshtjet te tjera teknike.PRISHTINE - Qeveria e Kosoves eshte e gatshme te filloje dialogun me Serbine edhe per ceshtjet te tjera teknike, eshte shprehur ushtruesi i detyres se kryeministrit te Kosoves, Adem Salihaj. Sipas fjaleve te tij, Prishtina eshte e gatshme te bisedoje me Beogradin rreth shume ceshtjeve. "Kjo nuk eshte kurrfare pengese" ka deklaruar ai pas bisedimeve me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. Salihaj ka vleresuar se takimi i grupit te punes per te pagjeturit ndermjet Beogradit e Prishtines, mbajtur te merkuern ne Beograd, ka qene tejet konstruktiv. Jesen Petersen dhe Salihaj kane biseduar per sigurine ne Kosove, permbushjen e standardeve dhe per fillimin e dialogut ndermjet Beogradit e Prishtines mbi te pagjeturit. Jesen Petersen e ka pershendetur gadishmerine e Prishtines per te biseduar me Beogradin edhe per ceshtjet te tjera teknike. Gjitashtu ka vleresuar se eshte shume me rendesi qe kryeministri i Serbsie, Vojisllav Koshtunica e mbeshtet ate dialog, dhe ky eshte hap pozitiv.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori