Qeveria e Kosoves e vlereson si sukses takimin e KS-se
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar si të suksesshëm takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e në veçanti paraqitjen e shefit të diplomacisë kosovare. Thaçi, në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, para kabinetit qeveritar, e ka lavdëruar edhe ...... raportin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, që e ka prezantuar para përfaqësueseve të shteteve anëtare të OKB-së, për zhvillimet e fundit në vend.
"Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Republikën e Kosovës".
"Paraqitja e ministrit të Jashtëm, zotit Hyseni, ishte jashtëzakonisht dinjitoze shumë argumentuese dhe vlerësim i progresit të arritur në Republikën e Kosovës; progres ky i arritur si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, vend demokratik dhe shumetnik me fqinjësi të mirë, me stabilitet rajonal dhe perspektivë euro-atlantike", ka vlerësuar Thaçi.
Përderisa presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, edhe mbrëmë ka kundërshtuar strategjinë për veriun e Kosovës, e hartuar nga ICO-ja dhe Qeveria, e cila, sipas tij, do ta destabilizojë Kosovën, kryeministri Thaçi ka thënë se strategjia do të jetë shumë efikase në sundimin e ligjit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë ministrat që me përpikëri dhe angazhime shtesë, t'i kryejnë të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me implementimin e strategjisë, në mënyrë që ajo sa më parë të fillojë së zbatuari.
Shtuar më 23/01/2010, ora 23:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori