Qeveria e Kosoves dhe KEF miratuan projektbuxhetin e 2008-tës
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Ekonomik Fiskal kanë miratuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili i procedohet parlamentit për votim, më së largu deri më 20 dhjetor, në mënyrë që të nënshkruhet brenda këtij viti nga shefi i UNMIK-ut.Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri tha se të hyrat buxhetore për vitin 2008 do të jenë 816 milionë euro, ndërsa niveli i shpenzimeve për vitin e ardhshëm është caktuar në 1 miliard e 27 milionë euro. Deficiti buxhetor prej 212 milionë eurosh, do të mbulohet nga grumbullimi më i madh i të hyrave buxhetore dhe nga tepricat buxhetore të viteve paraprake, pohoi Shatri. rtk
Shtuar më 09/11/2007, ora 20:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori