Qeveria e Kosovës kundërshton përfshirjen e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë
Albeu.com
Ky qëndrim u bë i ditur pas takimit të zëvendës shefit të UNMIK-ut, Stiven Shuk me ministrin e Jashtëm maqedonas Antonio Milloshovski.

UNMIK-ut dhe Qeveria e Maqedonisë janë pajtuar sot që çështja e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë të përfshihet në pakon e Ahtisarit e pastaj edhe në rezolutën për statusin e Kosovës që pritet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit në fillim të vitit 2007. Ky qëndrim u bë i ditur pas takimit të zëvendës shefit të UNMIK-ut, Stiven Shuk me ministrin e Jashtëm maqedonas Antonio Milloshovski. Por kryeministri Agim Çeku është shprehur kundër një zgjidhje të tillë.

{nl}

“Çështja e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë nuk është diskutuar me Ahtisarin dhe ne shpresojmë se kjo çështje nuk do të përfshihet në pakon e tij”, tha Çeku pas takimit më me shefin e diplomacisë maqedone. Sidoqoftë të gjithë janë pajtuar se çdo shtyrje tjetër e vendimit për statusin nuk do të ishte e dobishme për tërë rajonin.

Shtuar më 23/11/2006, ora 14:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori