Qeveria e Gruevskit deshtoi ne planin ekonomik
Albeu.com
Mediat maqedonase raportojnë se qeveria e vendit ka dështuar plotësisht në arritjen e objektivit të saj për rritjen e nivelit ekonomik. Sipas tyre, plani i kryeministrit Gruevski nuk është përmbushur në asnjë pikë.Premtimi për rritjen e prodhimtarisë industriale me 5-7 për qind, është shoqëruar me një rënie prej 16.3 për qindësh. Po ashtu, në sektorin e punësimit, ku është premtuar rritja e shkallës së punësimit në 48 për qind, shifra në fjalë është vetëm 37%. Të njëjtat burime shtojnë se e njëjta situatë paraqitet edhe për importet, të cilat kanë shënuar një rënie në nivelin 42%, ndërkohë që qeveria kishte premtuar një rritje prej 15%. Qeveria maqedonase i shpalosi premtimet gjatë fushatës zgjedhore, duke joshur kështu qytetarët për të votuar në favor të saj.
Shtuar më 25/08/2009, ora 20:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori