Qeveria e ardhshme, përqasje radikale për mjedisin
"LSI ka një përqasje për sa i përket çështjes së mjedisit, është një përqasje që e konsideron mjedisin, ruajtjen e tij, si një element dhe vlerë të shtuar, jo si një kosto për zhvillimin por si një faktor që ndihmon zhvillimin dhe kështu do ta konsiderojmë sepse ne këtu flasim për kosto, landfilldin, apo për koston e përpunimit". Kështu u shpreh kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit Z. Edmond Haxhinasto gjatë një konference për mjedisin.

"Duke pasur parasysh përmasat e problemit të mjedisit në Elbasan do kisha dashur që ky aktivitet të kishte tërhequr një vëmendje më të gjerë, të të gjithë spektrit politik në Elbasan, edhe te elementëve të tjerë të shoqërisë civile. Përmasa e problemit në Elbasan është e tillë që nuk mund të zgjidhet në qoftë se nuk do te konvergjojnë përpjekjet e të gjithë faktorëve që të shkojnë drejt zgjidhjes së kësaj problematike" u shpreh Haxhinasto. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori