Qeveria do të shtojë investimet në zonat ku rriten bimët mjekësore
Qeveria do të shtojë investimet në zonat ku rriten bimët mjekësore. Ky ka qenë premtimi i dhënë sot nga kryeministri Berisha në Konferencën e 8 Kombëtare të Industrisë së Kultivimit dhe përfundimit të bimëve aromatike-mjekësore.

Sipas kreut të qeverisë, kultivimi i këtyre bimëve është një mekanizëm për të luftuar varfërinë.


Qeveria ka vendosur të bëjë gjithçka për ta çuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, të kësaj pasurie nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfëra të vendit. Nuk ka arritje më të mëdha sesa të bëjmë gjithçka për të rritur të ardhurat e tyre aty ku janë. Të mbështesim me kredi dhe duke zbutur interesat të gjitha përpjekjet tuaja për përpunimin e tyre” tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2012, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori