Qeveria bën punën më të mirë të 4 viteve: Merren masa për qentë "pit bull"
Pëlqej
Nuk kanë qenë të pakta ngjarjet kur qen të rrezikshëm kanë sulmuar qytetarët.

Në shumë raste qentë lëvizin në ambiente publike pa maska, apo qafore mbrojtëse.

Disa raca janë në listën e zezë të qenve të konsideruar agresivë e të rrezikshëm.

Madje në disa vende diskutohet që ata të mos lejohet të mbahen në familje dhe në ambiente publike.

Një bazë e re ligjore po përgatitet nga Drejtoria Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë.

Parashikohet që 10 racat agresive të rrezikshme të qenve, të matrikulohen me çip dhe të pajisen me pasaporta të veçanta.

Drejtori i Drejtorisë Veterinare Edi Ferko tha për News24 se drafti i ri parashikon që pronarët duhet t’i regjistrojnë kafshët aty ku regjistrohen armët.

Ferko tha se do të ketë sanksione të rrepta dhe penalitete për pronarët e qenve që nuk zbatojnë ligjin.
Shtuar më 21/09/2017, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori