Qeveria bën "prapa kthehu", ul taksën për plastikën
Taksa mbi lëndet e para primare, te cilat importohen per prodhimin e artikujve te plastikes ne vend, të ulet nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg". Lehtësimi i barrës fiskale për këto produkte parashikohet në një projektligj të depozituar në Kuvend nga deputeti Ilir Beqaj.

Ndërkohë që propozimi vjen pas ankesave të shumta nga prodhuesit vendas, mbi ndryshimet e kësaj takse në paketën fiskale 2019.

Taksa mbi lëndet e para primare, te cilat importohen per prodhimin e artikujve te plastikes ne vend, të ulet nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg".

Lehtësimi i barrës fiskale për këto produkte parashikohet në një projektligj të depozituar në Kuvend nga deputeti Ilir Beqaj, ndërkohë që propozimi vjen pas ankesave të shumta nga prodhuesit vendas, mbi ndryshimet kësaj takse në paketën fiskale 2019. Ndërkaq, projektligji parashikon dhe rimbursimin e saj, jo vetëm per ambalazhet qe eksportohen, por edhe per çdo artikull tjetër plastik që eksportet.

Ndërkaq, një tjetër propozim lidhet edhe me përjashtimin nga kjo taksë për disa kategori biznesesh, ku lëndët e para perdoren per procese teknologjike per prodhimin e mallrave jo plastike.

Këtu përfshihen lëndët e para që që përdoren për prodhimin e sfungjerëve, në industrinë e prodhimit të mobiljeve, lëndët e para me përmbajtje proteinike apo celuzoike që përdoren në industrinë e prodhimit të sallameve, si dhe ato që përdoren në industrinë e ndërtimit në funksion të eficencës së energjisë.

Kategoria e fundit merr një rëndësi të veçantë, duke qenë se vendosja e taksës me paketën fiskale të 2019-ës u kondiserua nga prodhuesit që operojnë në industrinë e termoizolimit, si një goditje e rëndë për biznesin dhe kursimin e energjisë.

Ulja e nivelit te takses nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg llogaritet te kete nje efekt rreth 200 deri 225 milione leke ne nje vit te plotë financiar. Kjo duke marrë parasysh qe ne vitet e kaluara jane importuar rreth 15 mije tone lende të para primare qe perdoret per prodhimin e mallrave te plastikes. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori