Qeveria, 200 milionë euro borxh sipërmarrësve privatë
Borxhet e papaguara të qeverisë po çojnë biznesin drejtë falimentimit. Në një prononcim për TCH, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka u shpreh se qeveria u ka më shumë se 200 milionë euro borxh sipërmarrësve privatë për punët publike të kryera prej tyre.

“Shuma që buxheti i shtetit i ka kompanive private është në shifra të konsiderueshme, të cilat i klojnë 200 mln eurot, por një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së“, thotë Jaka. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori