Qeveri-opozitë, përplasje për Eurobondin
Qeveria dhe opozita përplasen sërish në mendime për eurobondin. Duke konsideruar alarmant nivelin e borxhit të vendit, vëcanërisht kur ka kaluar tashmë një vit nga marrja e kredisë sindikale me vlerë 200 milionë euro dhe normë interesi 13%, deputetët socialistë në Komisionin e Ekonomisë kanë kërkuar që qeveria të dalë sa më shpejt në tregun ndërkombëtar për të emetuar eurobondin dhe për të shlyer kështu në kredi më të lirë borxhin e shtrenjtë.

Por duket se Ministria e Financave nuk ka nxitim, drejtuesit e saj deklarojnë se do të pritet deri sa interesat në tregun ndërkombëtar të zbresin nën 8.5% që është përcaktuar si tavani për marrjen e eurobondit me vlerë 400 milionë euro maksimumi.

Pas debateve për emetimin e eurobondit Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar disa ndryshime për saktësimin e dokumentave të këtij transaksioni. Opozita ka konsideruar jo serioze punën e bërë nga Ministria e Financave, pasi vetëm në pak muaj parlamenti ka miratuar 3 ndryshime në marrëveshjen për emetimin e eurobondit. (news24)
Shtuar më 18/10/2010, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori