Qetsori, fitues i Big Brother Albania 2
Albeu.com
Qetsori eshte fituesi i Big Brother Albania per kete vit. Pas eliminimit te Adit dhe Bjordit, Adelajda dhe Qetsori ishin dy kandidatet e mundshem per te fituar 70 mije euro. Dhe publiku vendos per Sorin.“Big Brother” kishte përgatitur surpriza për dy finalistët. Në shtëpi ishte ndërtuar një arenë antike e Romës së lashtë. Ato janë pritur nga tifot e publikut në arenë nën ritmin e tambureve. Dy finalistët kanë ndjekur nga një klip të aventurës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” . Pjesë e spetaklit ishte dhe performanca e artistit së pantomimit.
Dy finalistët e kanë pritur vendimin e televotimit në arenën e improvizuar. Publiku vendosi që me shumicën e votave, banori që duhej të fitonte edicionin e dytë të “Big Brother” të ishte Qetsori. Nën atmosferën e fishekzjarreve është përcjellë fituesi i “Big Brother’.

I pari largohet Adi
Adi është nëj nga banorët i cili ka patur një jetë të vështirë , por që arriti të dilte me kokën lart. Ai është përballur me këdo pavarsisht diferencës së moshës me të tjerët. Miku i tij më i afërt me të cilin ka arritur të ndajë gëzime dhe hidhërime, por ai jeton larg dhe për këtë arsye ka kohë që nuk shihen prej vitesh. “Big Brother” i ka mundësuar që ta takojë shokun e tij Genci . Ai shprehet i kënaqur nga ky takim.
Publiku në shtëpi vendosi që banori i parë që duhej të linte shtëpinë e “Big Brother” të ishte Adi.


Largohet Bjordi

Banori i dytë i cili duhej të largohej nga shtëpia e “Big Brother” me vendimin e publikut ishte Bjordi. Qetsori dhe Adelajda janë shprehur që nuk e prisnin që të ishin ato dy finalistët, pasi kanë qënë banorët më të padëshiruar nga të tjerët. Adelajda mendon që duhet ta fitojë Qetsori pasi ka kaluar nominime dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve. Qetsori i thotë që ajo e meriton pasi ka përballuar shumë ngacmime nga banorët e shtëpisë. Bjordi është shprehur që “Big Brother” i ka dhënë mundësinë që të njohë më shumë Shqipërinë dhe se ai do kthehej gjithmonë në vendin ku ka marrë shumë emocione të vecanta.
Shtuar më 17/05/2009, ora 06:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori