Qeshni me lot, ja kur hapen negociatat për Shqipërinë (FOTO LAJM)

Nuk ka hapje negociatash as këtë qershor për Shqipërinë. Ky është mesazhi i Samitit të Berlinit, i cili po zhvillohet sot.

Sipas asaj që raporton DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme që tallen me kryeministrin Rama.
Shtuar më 29/04/2019, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori