Qentë e rrugës sulmojnë qytetarët në Shkodër
Në qytetin e Shkodrës qentë e rrugës janë kthyer në një kërcënim për jetën e qytetarëve. Të paktën 4 raste janë paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit verior brenda dy javëve të fundit, ku qytetarë të ndryshëm, mes tyre edhe fëmijë kanë marrë mjekimin pas kafshimit nga qentë.


Burime nga ky spital pohuan se rasti më i fundit u shënua mëngjesin e djeshëm, ku 54- vjeçarja Prenda Gjoni është paraqitur me plagë në njërën këmbë si pasojë e kafshimit nga qentë rrugaçë. Kryeveterineri i qarkut Shkodër, Selim Kraja deklaroi se ky fenomen ka marrë përmasa serioze, pasi janë shtuar rastet e sulmit të qenve ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, Kraja tha se ka gati procedimin penal që do i bëjë Bashkisë së Shkodrës, nëse nuk merr masa për eliminimin e tyre, pasi sipas tij, disa herë i ka dërguar shkresa dhe nuk ka marrë përgjigje nga ana e kryebashkiakes Voltana Ademi.
Shtuar më 01/05/2016, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori