Qëndrueshmëria e kursit të këmbimit stabilizon inflacionin
Kursi i këmbimit në vendin tonë është i stabilizuar duke stabilizuar edhe inflacionin e importuar. Në një intervistë për televizionin abcnews Arjan Kadare, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shprehet se kjo i dedikohet stabilitetiti të monedhës vendase, e cila gjendet në mënyrë konstante në një pozitë të favorshme dhe si e tillë, siguron kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve.

Pak ditë më parë është ndryshuar edhe rregullorja e këmbimit valutor mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë ku këto të fundit duhet të njoftojnë më parë BSH në lidhje me këto transaksione si dhe për shumën që duhet të shkëmbejnë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori