Qëndrimi i Komisionit të Venecias, reagon Meta
Ditën e sotme, K0omisioni i Venecaias ka publikuar raportin zyrtar lidhur me presidentin Meta, ku ndër të tjera thuhet se aktet e Metës nuk plotësojnë kriteret për shkarkimin e tij.

Menjëherë pas këtij publikimi ka reaguar dhe presidenti Meta i cili vlerëson opinonin e Komisionit.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.


Shtuar më 14/10/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori