Qendra e Studenteve te Universiteteve te Tiranes "Studim Kritike Veprim"
Albeu.com
Bazuar në ngjarjet e sotme në Gjilan ku u arrestuan aktivistë paqësorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE; bazuar në qëllimin e protestës kundër copëtimit të Gjilanit, Studentët e Tiranës shprehen si më poshtë:
Ngjarjet e sotme në Gjilan tregojnë edhe një herë se rendi policor i Kosovës, përfaqësuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vazhdon të dhunojë e të arrestojë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke synuar të shtypë reziztencën qytetare në Kosovë.

Studentët e Tiranës kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar. Por ajo çka është më e rëndësishme, Studentët e Tiranës kërkojnë ndaljen e punimeve të këtij kuvendi komunal që kërkon të ndajë komunën e Gjilanit.

Copëtimi i Gjilanit është në fakt copëtimi që paraprin copëtimin përfundimtar të Kosovës. Copëtim që ka marrë konsensusin e qeveritarëve të Kosovës, të Serbisë e të ndërkombëtarëve që qeverisin de fakto Kosovën, por që bie ndesh me interesat e popullit e që kundërshtohet nga ai.

Studentët e Tiranës shprehen kundër këtij copëtimi etnik që veçse i varfëron shqiptarët në territore dhe mundësi zhvillimi.

Ne i bëjmë thirrje kryetarëve të shtetit shqiptar të veprojnë menjëherë kundër kësaj tkurrjeje territoriale të shqiptarëve.

Kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë të marrë përsipër përgjegjësitë që Kushtetuta e Shqipërisë i jep në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në mbrojtjen e bashkëkombasve tanë përtej kufirit.

Dje në një intervistë në RTSh, Kryeministri Berisha u shpreh qartë për moslëshim territoresh shqiptare. I bëjmë thirrje atij që sot të mbrojë Kosovën e vullnetin e shqiptarëve të saj që përputhet plotësisht me vullnetin e shqiptarëve kudo në troje.

Studentët e Tiranës, në bashkëveprim të plotë me bashkëkombasit tanë do të mbrojmë deri në fund komunën tonë të Gjilanit!
Shtuar më 09/07/2010, ora 14:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori