Rama me deklarata të forta nga Vlora: Të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë deri në 10 mijë euro
Kryeministri Edi Rama ndodhet momentalisht në Vlorë nga ku ka folur folur ndër të tjera edhe për projektin e transformimit të karabinasë së lashtë të “Sulos”, në një qendër inovacioni digjitale për të rinjtë.

Rama bëri nga atje deklaratën e fortë se të rinjtë do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 10 mijë euro fitime.

“Kjo do të kthehet në objekt publik dhe do të jetë një qendër e cila do të ketë disa komponentë. Një nga komponentët kryesorë do të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë, në mënyrë që ta krijojmë rrjetin dhe bërthamën e nisur në Tiranë me Tumon, me Korçën që ka avancuar për ta pasur këtë qendër tek biblioteka e re.

Në Vlorë kemi një aset fantastik që do të transformohet dhe t’i japim mundësi të rinjve të kenë mundësi të trajnohen dhe të hynë në botën e të gjithë shërbimeve globale online.

T'i japin mundësi që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1 mijë euro në ditën e parë në 5, 10, në varësi nga aktiviteti që kryhet. Kjo është e ardhmja në fakt, e atyre që sot janë 15, 16, 19-vjeç në aspektin e punësimit. Do të ketë dhe hapësirë për të moshuarit, kalamajtë, shërbime publike që janë të përqendruara dhe që ofrojnë mundësira të drejtpërdrejta me qytetarët”, tha Rama.

Shtuar më 18/02/2021, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori