Qëlluan me vezë kryeministrin, sot gjyqi ndaj studentëve
Sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj 8 studentëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin, që protestuan me vezë ndaj kryeministrin Edi Rama. Lëvizja për Universitetin e konsideron gjyq politik, procesin gjyqësor që po u bëhet studentëve. Po ashtu, ata në njoftim shprehen se në këtë seancë pritet të paraqiten efektivë policorë si dëshmitarë për ‘krimin’ ndaj Ramës.

"Vala e persekutimit qeveritar ndaj shtresave të gjera sociale ka ndalur te studentët, duke çuar në gjyq 8 aktivistë me akuza të rënda, që shkojnë deri në disa vite burg. Në kushtet ku qytetarët e varfër dhe aktivistët e çështjeve publike persekutohen pa hezitim me gjyqe politike dhe politikë policore, nevojitet medoemos mobilizim dhe reagim", shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

Lëvizja studentore u bën thirrje dhe qytetarëve të bashkohen në mbrojtje të tetë të rinjve aktivistë, kryesisht vajza. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori