Qëlluan me breshëri plumbash mbi telat, gjysma e Tiranës pa drita
Ashtu si çdo vit, edhe në festën e Vitit të Ri të vitit 2018 dritat shuan festën në familjet shqiptare.

natën e ndërrimit të viteve si dhe mbrëmjen e shkuar në të gjithë vendin janë raportuar shkëputje të dritave.

Mësohet se kjo situatë ka ndodhur edhe në Tiranë kur dritat kanë ikur për 20 minuta.

Në errësirë totale ka mbetur me shumë se gjysma e kryeqytetit pas një defekti në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion.

Ashtu si natën e ndërrimit të viteve, edhe mbrëmë është qëlluar me kabllot e telat përcjellës duke shkaktuar ndërprerjen e dritave.

Blutë e kryeqytetit kanë nisur menjëherë hetimet për dëmtimin e linjës 110 Kv të OST në Babrru. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori