Qëlluan mbi të 7 herë, kuksianit që lëvizte me Range Rover iu bë atentat
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Institut Tiranë.

I plagosuri është një 40-vjeçar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se Korab Peposhit me origjinë nga Kukësi është qëlluar për t'a ekzekutuar 7 herë por fatmirësisht ai vetëmë është plagosur, raporton Albeu.com.

Nga raportimet mësohet se ndaj tij është kryer atentat ndërkohë që ai po udhëtonte me një fuoristradë “Range Rover” ngjyrë e bardhë me targa "AA 380 DO".

Policia ka identifikuar edhe autorin me emrin A.Rushi i cili është në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 05/01/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori