Qëlluan kundër policisë, arrestohen dy trafikantët e drogës
Pëlqej
Tre trafikantë droge u lokalizuan mbrëmjen e djeshme nga policia në kufirin shqiptaro-grek.Pas konstatimit të pranisë së policisë, keqbërësit u përpoqën të largohen, por dy prej tyre u kapën nga policia kufitare.

Gjatë operacionit pati një shkëmbim zjarri mes trafikantëve të drogës dhe policisë kufitare. Pas kësaj, trafikantët braktisën çantat për t’u larguar, por forcat e policinë bënë të mundur arrestimin e dy prej tyre. Pas sekuestrimit të çantave, policia gjeti 70 kilogramë drogë të llojit marijuanë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori