Qëllon me armë nga makina, 3 të plagosur në Tiranë
Pëlqej
Tre persona janë plagosur me armë mëngjesin e sotëm në zonën e Laprakës.

Sipas policisë autori po lëvizte me makinë gjatë momentit kur ka qëlluar ndërsa dëshmitarët thonë se autori (ose autorët) janë larguar me një bez të bardhë tip Rexhina.

Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identitetin e të plagosurve. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori