Qëllon me armë në mes të fshatit, kapet 47 vjeçari i dehur
Pëlqej
Policia ka arrestuar sot një 47 vjeçar, pasi në gjëndje të dehur ka shtënë në ajër në mes të fshatit. Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se tashmë kanë vënë në pranga shtetasin Ibrahim Çajupi, pasi në gjendjedehur ka hapur zjarr në mes të fshatit Larushk, në qytetin e Krujës.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një qese me fishekë luftarakë.

Tashmë ky shtetas akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prishje e qetësise publike”. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori