Qëlloi vëllanë e vogël me thikë dhe e braktisi në stacion, çfarë ndodhi me shqiptarin
Lirohet nga qelia shqiptari, qe qelloi me thike
vellane e tij me te vogel dhe me pas e
braktisi ne nje stacion, ashtu te gjakosur.
Mediat italiane shkrujane sot se
Ergi Shabani, 33-vjecar do te hetohet i lire, nderkohe qe ne pyetje pritet te merret vellai i tij 30 vjecar, qe per fat u dergua ne kohe ne spital, me plage te thelle ne pjesen e mushkerive.
Masa e sigurise ndaj autorit u zevendesua nga paraburgimit në burg me atë të arrestit shtëpiak.
Prokurori gjithashtu kërkoi nje seance pyetjeje me vëllanë e
Ergi Shabani, ndoshta pikërisht për shkak të pamundësisë së ‘viktimës’ për t’u transferuar në prokurori.
Nga hetimet dihet se
Shabani goditi me thikë vëllanë e tij të vogël pasi ai harxhoi shumë para. Pas ngjarjes, e çoi ne stacionin e trenit dhe e
braktisi këtu. Vëllai i tij u shtrua në spital ku u trajtua per plaget ne mushkeri.
30-vjeçari fillimisht u përpoq të anashkalojë hetimin (mbase nga frika, mbase për të mbrojtur vëllain e tij sulmues) duke pretenduar se kishte pësuar dëmtim pas një rënieje nga biçikleta, ku pasi u rrezua perfundoi mbi nje shishe qelqi te thyer.
Kjo nuk bindi hetuesit qe nisen te investigojne me tej, deri sa zbuluan te verteten dhe arrestuan
vellane e madh.
Shtuar më 05/02/2020,
ora 09:32