Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Qëlloi për vdekje ish-gruan gjyqtare, 53-vjeçari: U kërkoj falje fëmijëve
Vrasja me armë e Fildes Hafizit tronditi dje opinionin publik dhe shkaktoi reagime të forta nga të gjitha instancat shtetërore.

53-vjeçari Fadil Kasemi qëlloi me dy plumba ish-gruan e tij në makinë duke e lënë të vdekur në vend.

Kjo ngjarje e rëndë e ka fillesën në vitin 2015, ku Fildes i shpëtoi atentatit të parë në Golem, pasi ai tentoi ta vriste në sy të fëmijëve.

Pas arrestimit, 53-vjeçari ka pranuar krimi dhe ka deklaruar se është penduar për ngjarjen e rëndë duke shtuar se ajo ka mbaruar e smund ta kthejë më pas.

Ndërsa u ka kërkuar falje fëmijëve, duke thënë se i vinte shumë keq për atë që ndodhi.

Një pjesë të fajit ia ka faturuar viktimës, duke thënë se ajo ishte shkaktarja për gjendjen e tij, pasi gjatë kohës që ishte në burg, nuk i kishte lejuar fëmijët që të shkonin e ta takonin.

“Jam penduar shumë për atë që bëra, por isha shumë i rënduar psikologjikisht. Më doli situata nga kontrolli, as vetë s’e di si e kam shkrepur armën. Më vjen shumë keq për fëmijët. U kërkoj falje”, është shprehur ai para oficerëve të Policisë.

Gjithashtu, ai ka treguar se para ngjarjes kishte konsumuar edhe alkool.

Të njëjtin justifikim ai e kishte përdorur edhe dy vjet më parë, kur e kërcënoi ishbashkëshorten me armë në plazhin e Golemit.

Ngjarja atëherë ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të dhjetëra pushuesve që i erdhën në ndihmë 39- vjeçares. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori