Qëlloi me thikë në zemër 22 vjeçarin, policia greke arreston shqiptarin
Mbrëmjen e së shtunës në Kostur te Greqisë ka ndodhur një plagosje e rëndë me mjete prerëse, ku një 40 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë në zemër një bahskëkombas të tijë.

Së fundmi policia greke ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili qëlloi mbi të riun 22 vjeçar.

Sipas mediave vendase, autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe konflikti me 22-vjeçarin nga Shqipëria ka nisur pas një konflikti të vjetër midis tyre.

Gjthashtu policia raporton se i arrestuari është një emër i njohur për autoritete por megjithatë identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Ndërsa 22-vjeçari gjendet në spitalin e Selanikut në gjendje të rëndë shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori