Qëlloi me shuplakë banoren tek Bregu i Lumit, PD e LSI padisin shefin e komisariatit nr.4 (VIDEO)
Pas dhunës së pashembullt ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit dhe prishjes pa asnjë të drjtë të banesave të tyre ka ardhur edhe ragiami I radhës.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar penalisht drejtuesin e komisariatit nr.4 Agim Hoxha.

Pas LSI dhe Partia Demokratike kallëzon penalisht Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake pas dhunës së ushtruar ndaj banorëve te Bregu i Lumit, më 9 prill, por edhe sot.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku bën me dije se Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal dhe kërkon marrjen e masave per sjelljen brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por vecanerisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori