Ka rënë në pranga një shtetas në Vlorë i cili akuzohet për
veprën penale "
Plagosje e lehtë me
dashje"!
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen "Lef Sallata", ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.
Polcia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.
Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për
veprën penale "
Plagosje e lehtë me
dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal . /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 10:00