Qëlloi me kallashnikov mes qytetit pas sherrit, zbulohet ku e fshehu armën 19 vjeçari
Paraditen e sotme, në qytetin e Korçës u dëgjuan krisma të vazhdueshme arme duke tronditur qytetarët.

Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga 19-vjeçarin Emiljano Sali, i cili akuzohet se pas një sherri ka qëlluar në ajër me armë zjarri, kallashnikov.

Policia bën me dije se i riu u kap në automjetin tip "Benz” në lagjen nr.9.

Sali e kishte hedhur armën e zjarrit në një depozitë uji për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore.

Dyshohet se ka patur konflikt me të tjerë, por mbetet ende e paqartë se çfarë e ka nxitur që të përdorë armën në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi në ajër me armë zjarri, kapet dhe arrëstohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 17, Korçë.

Sëkuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e pòlicisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Pròkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 25/12/2020, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori