Qëlloi me armë Noizyn, kush është i riu që u vra nga babai i tij (FOTO LAJM)

Një krim i rëndë tronditi Prishtinën pasditen e sotme ku babai qëlloi për vdekje djalin e tij.

Viktima është shtetasi Albert Krasniqi, ndërsa autori është shtetasi Skënder Krasniqi, cili pas krimit të rëndë ka marrë në telefon policinë dhe ka pranuar krimin e rëndë.

Kush është Albert Krasniqi:

Albert Krasniqi është një personazh i njohur i showbizit. Krasniqi njihet si menaxher i këngëtari të njohur Skivi dhe për shoqërinë e ngushtë me grupin "Babastars".

Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Viktima është arrestuar disa vite më parë, pasi u përfshi në një sherr me grupin "OTR" ku qëlloi me armë zjarri këngëtarin Noizy, i cili mbeti i plagosur.

I riu ishte në kërkim nga policia pasi ishte denoncuar për dhunë në familje.

Motivi:

Mediat lokale bëjnë me dije se mes viktimës, Albert Krasniqit dhe familjes së tij kishte prej ditësh probleme. Mësohet se ai kërcënonte prej kohësh familjen e tij, për motive të cilat ende nuk janë të ditura. Albert Krasniqi ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje.

Kush është autori i krimit:

Skënder Krasniqi qëlloi për vdekje djalin e tij pas një sherri në familje. Mësohet se ai është ish-luftëtar i UÇK-së dhe biznesmen shumë i njohur në Prishtinë. Ai ka lajmëruar pas krimit policinë dhe ka pranuar autorësinë e kësaj ngjarje tronditëse duke u arrestuar menjëherë nga efektivët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /albeu.com/


Shtuar më 27/01/2021, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori