Qëlloi me armë në dasëm, i riu dhe babai i nuses e pësojnë keq
Shqiptarët e kanë si zakon që në dasma të qëllojnë në ajër me armë zjarri, por duke parë rrezikshmërin e këtij zakoni, policia nuk fal askënd edhe në gëzime familjare.

Së fundmi, një i ri ëhstë arrestuar pasi ka qëlluar me armë në dasmën ku ishte i ftuar, ndërkohë që keq e ka pësuar edhe babai i nuses.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gribe ne Elbasan, ku shtetasi Fabjon Selami, 27 vjeç ka qelluar me arme zjarri ne dasmen e vajzes se shtetasit L.M., 59 vjeç.

Pas arrestimit te te riut per arme pa leje, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Njoftimi i policise

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2018, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori