Qëlloi me armë burrin e motrës, detajet nga ngjarja në Vlorë
Ditën e sotme një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se Altin Koço ka qëlluar me armë në drejtim të burrit të motrës së tij Xhuliano Muço.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani ndërsa dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt në familje.

NJOFTIMI I POLICISË

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 31/12/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori