Arrestohet lezhjani që qëlloi aktivistin e LSI ditën e zgjedhjeve
Policia ka vënë në pranga 26-vjeçn e shpallur në kërkim pasi u përplas me armë ditën e zgjedhjeve më 25 qershor ku u plagos lehtë aktivisti i LSI-së.

“Ky shtetas, më datë 25.06.2017">2017 (ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proceduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre, ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D.”- shkruhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 19.09.2017">2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë , pas një punë të mirorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit:

– Gentjan Marku ( Sakica), 26 vjeç, banues në Lezhë

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin Nr. 175 datë 28.06.2017">2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 25.06.2017">2017( ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proceduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D..
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme . /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori