Qëlloi 7 herë mbi kuksianin, mësohet e kaluara e errët e autorit
Kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja, por ndërkohë janë zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj 40-vjeçarit sot në Kamzë.

I plagosuri Korab Peposhi është qëlluar plot 5 herë nga 7 herë që është shkrepur arma.

Autori tashmë i identifikuar si Fredi Rrushi, është emër i njohur nga policia për shkak se ka edhe precedentë penalë të mëparshëm.

Nga burime zyrtare mësohet se Rrushi ka qenë i dënuar më parë për një plagosje të ndodhur në Kamëz dy vite e ca më parë.

Ngjarja e rëndë ku u përfshi Rrushi u regjistrua tre ditë para Vitit të Ri, në 28 dhjetor 2015, në vendin e quajtur bulevardi “Blu”, pranë vilës nr. 23 Kamëz.

Për këtë ngjarje u dënua me 10 vite burg i riu Amarild Dushku, pasi plagosi rëndë, shtetasit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj dhe 5 vite burg shokut të tij, Fredi Rushi.

Ndërkohë, edhe i plagosuri, Korab Peposhi është person me precedent penal, pasi në gusht të 2011 është arrestuar në Itali për kokainë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori