Konflikt me armë në Gjirin e Lalzit, 1 i vdekur 2 të plagosur
Pëlqej
Një i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i një konflikti mes dy familjeve në Gjirin e Lalzit. Një grua rreth moshës 50 vjeç, dhe dy djemtë e saj janë qëlluar me armë zjarri, nga persona të identifikuar tashmë nga policia.

Albert Bushi, 25 vjeç ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin Ushtarak, ndërsa e ëma e tij dhe vëllai, Lorenc Bushi, 19 vjeç janë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pyllin me pisha në Gjirin e Lalzit dhe shkak per kete jane bërë boçet e pishave, qe te dy familjet mblidhnin ne pyll. Autorë të ngjarjes janë tre vëllezërit Xhevahir, Edmond dhe Bledar Bushi. Policia ka mundur të arrestojë Xhevahir dhe Edmond Bushin, ndërsa ka shpallur në kërkim Bledar Bushin. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori