Vret me plumb në kokë të dashurën pasi i mbylli telefonin
Update - Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen me pasoja për jetën në Kuçovë, ku një vajzë e re u vra nga i dashuri vetëm sepse i mbylli telefonin. Djali i xhaxhait të viktimës, për "Panorama" është rrëfyer për gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Autori i krimit, Klaus Sakolli, ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur për mbylljen e telefonit. Ai është rrëfyer se Denisa i kishte mbyllur telefonin dhe kjo gjë e ka acaruar. “Unë e doja vajzën. Mirëpo ajo më mbylli telefonin dhe unë u acarova jashtë mase.

Mora të atin dhe ai me tha hajde sqarohemi nesër, por unë doja të sqarohesha sot. Pastaj shkova me armë, u hodha nga muri dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai në polici. Ndërsa të afërmit e vajzës thonë se ai e ka qëlluar direkt në ballë atë. "Djali e ka marrë në telefon mbrëmë në darkë vajzën për t’u takuar, për tu sqaruar.

Ajo i'a ka fikur telefonin. Më vonë mori të atin dhe ai i tha hajde nesër të sqarohemi. Djali ka marrë automatikun dhe u nis drejt shtëpisë, në periferi të qytetit. Ka hyrë nga muri i banesës një katëshe dhe ka shqyer derën. Direkt ka qëlluar vajzën në kokë, që gjeti vdekjen e menjëhershme. I vëllai ka ndërhyrë për ti marrë armën dhe e ka zënë plumbi në bark. Më pas ka ndërhyrë babai i fëmijëve, por autori ka dalë nga muri dhe u largua”, është shprehur Mynur Demaj, djali i xhaxhait të viktimës.

09:36- Vret gruan për xhelozi, plagos kunatin

Krimi brënda familjes në Kuçovë ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në familjen Demaj, ku autori Klaus Sokoli 29 vjeç, qëlloi me automatik bashkëshorten dhe kunatin.

Nga të shtënat me armë zjarri ndërroi jetë në spital gruaja e 29 vjeçarit, Denisa Demaj, 22 vjeç, ndërsa vëllai i saj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, autori tashmë ka rënë në prangat e policisë.


09:26 - Qëllohen me armë zjarri motër e vëlla në Kuçovë, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku janë qëlluar me armë zjarri motër e vëlla brënda në banesë. Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në banesën e familjes Denaj, ndërsa ende nuk dihet autori.

Si pasojë e të shtënave me armë ka ndërruar jetë vajza, ndërsa i vëllai ndodhet në kujdesin e vazhdueshem të bluzave të bardha. Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa aktualisht po merren me hetimet paraprake. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori