Qeli VIP-ash për Fullanin
Pëlqej
Guvernatori Ardian Fullani do të qëndrojë në paraburgimin 302 në Tiranë të paktën deri në shqyrtimin e kërkesës për lirim nga Gjykata e Apelit.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë për gazetën "Shqip" se Fullani është vendosur në një qeli personale, në seksionin e sigurisë së zakonshme.

Mësohet se Fullani nuk do të ketë shokë qelie, pasi autoritetet e burgut kanë vendosur paraprakisht se ai do të qëndrojë vetëm, deri në një vendim të dytë. Një gjë e tillë bëhet për arsye sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori