Pas arrestimit dhe njohjes me vendimin e gjykatës,
guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian
Fullani ndodhet në një
qeli të posaçme në policinë e kryeqytetit. Mësohet se
Fullani ka qenë në dijeni të arrestimit të tij, pasi para prangosjes, ai kishte telefonuar avokatin
Maks Haxhia, duke kërkuar ndihmën e tij.
“Duket se
Fullani ka qenë në dijeni të këtij vendimi. Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga avokati i tij,
Maks Haxhia, i cili deklaroi se ka pasur një komunikim telefonik me Fullanin, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.
Guvernatori i ka telefonuar Haxhisë, jo vetëm si avokat, por edhe si mik i ngushtë i tij, duke i kërkuar mbrojtje ligjore, por pa i cilësuar se për çfarë bëhej fjalë”, shkruan “Panorama” në numrin e saj të sotëm.
Ndërkohë që duket se Ermelinda Meksi, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë është ajo që ka “kryqëzuar” guvernatorin Ardian
Fullani gjatë dëshmisë së saj dhënë përpara prokurorit Ramadan Troci dhe oficerit Helidon Hysenaj.
Meksi për 1 orë e 30 minuta ka shpjeguar për grupin e hetimit se vjedhja e 713 milion dollarëve nga thesari i BSH, është një ngjarje tepër e rëndë, dhe se për këtë përgjegjësi direkte administrative ka titullari i kësaj bankë, Ardian
Fullani. Sipas dëshmisë së Meksit, ky i fundit ka pushtet të pakufizuar dhe që nuk e ndalon askush të kryejë kontrolle dhe monitorojë punën në bankën qëndrore. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014,
ora 10:40