QDS: Ejona Isufaj mashtroi kryeministrin
Pëlqej
Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet reagoi këtë të shtunë ndaj Drejtoreshës së Inspektimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj, pasi përmes një deklarate për mediat shprehet se ajo me deklaratat e saj publike ka mashtruar opinionin publik dhe qeverinë.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet sjell prova të reja në lidhje me shkeljet e ligjit të Ejona Isufaj, më konkretisht, sapo kemi siguruar një shkresë zyrtare të “Shkollës së Lartë Private Vitrina” me nr. Prot 38, datë 25.01.2013 nënshkruar prej saj, ku jep dorëheqjen nga aty, por në kontraditë me këtë fakt, Ejona Isufaj ju drejtua publikut dhe sqaroi se në vitin 2012 mësoi se diploma e saj ishte e falsifikuar. Nga një llogjikë e qartë del mashtrimi i saj publik, pasi nga viti 2012 e deri në datë 25.01.2013 Ejona Isufaj përdorte me vetëdije dhe me dijeni të plotë dokumentat e saj false. “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet”, do të vijojë të mbledhë prova e fakte, jo vetëm për Kryeministrin e vendit z Edi Rama, por edhe për Prokurorinë me qëllim vënien para drejtësisë të kësaj drejtuese të lartë të Ministrisë së Arsimit që kreu procesin e ligjshmërisë së dhjetra universiteteve private, ku në konflikt të hapur me “Shkollën e Lartë Private Vitrina”, nuk dha dorëheqjen. Shpresojmë që këtë akt sa ligjor dhe të dobishëm znj.Isufaj ta bëj tani me largimin e saj nga një post që nuk e meriton”,- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori