Qazim Sejdini nuk i heq duart nga bashkia, ky është posti që kërkon vajza e tij
Gjatë ditës së sotme janë shpallur listat për këshillin bashkiak të Elbasanit, kur ndër të tjera spikat edhe vajza e Qazim Sejdinit, e cila mban detyrën e Dekanes së Fakultetit të Ekonomisë në këtë qytet.

Mësohet se kjo listë është dorëzuar që prej tre ditësh në KQZ, por ende nuk është bërë publike nga strukturat e Partisë Socialiste.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra si Rovena Islami, Eva Bica. Por, nuk mungojnë as emrat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar si mjekja Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Enerjeta Ferra.

Shtuar më 15/05/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori