Qarqet që kanë humbur banorët në 4 vite, Tirana do të bëhet me 36 deputetë
Dibra dhe Gjirokastra do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë, pas zgjedhjeve të ardhshme. Tashmë vendimi është zyrtar dhe tregon se në këto dy qarqe ka më shumë shqiptarë të larguar në 4 vitet e fundit.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa kundër mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Komisioni Rregullator ndryshoi numrin e mandateve, duke u bazuar ndryshimet e popullsisë mes qarqeve ngë njëra periudhë në një tjetër.

Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, këto dy qarqe kanë pësuar tkurrje të popullsisë dhe për pasojë, dy mandatet që do t’i hiqen do t’i kalojnë Qarkut të Tiranës, qarku më i madh në vend.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Tirana dhe rrethinat e saj do të nxjerrin 36 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, përkatësisht pesë dhe katër mandate.

Ndarja e mandateve sipas qarqeve:

Qarku Berat: 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër : 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës: 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan : 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier: 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër: 4 (katër) mandate

Qarku Korçë : 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës: 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë : 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër: 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë: 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë: 12 (dymbëdhjetë) mandate
Shtuar më 30/11/2020, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori