Qarkullonin me motorçikletë pa leje drejtimi, në pranga 3 persona
Vazhdon aksioni i policisë së Shtetit në gjithë vendin për të sanksionuar të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullit rrugor.

Burime zyrtare nga policia bëjnë më dije se ditën e djeshme janë vënë në pranga 3 persona të cilët qarkullonin me motorçikletë pa leje qarkullimi.

Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Kavajë, pranë stadiumit të qytetit të Kavajë, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi dhe pa targa, mjetin motorçikletë e markës "Dajang". Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi A. P., 22 vjeç, banues në Kavajë, pranë stadiumit të qytetit të Kavajë, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi dhe pa targa, mjetin motorçikletë e markës "Honda". Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi B. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën "Dritan Hoxha", u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motorr tip "Honda". Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori