Trafikonte drogë dhe grabiste banesa luksoze, “e pëson” 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.

Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua një burg për shlyerjen e dënimit si dhe për gjykim për arratisje dhe shmangie të drejtësisë.