Bien poshtë akuzat, Juventus dhe Napoli shpallen të pafajshëm

Çdo ankth që ekzistonte në skuadra si Juventusi dhe Napoli tashmë nuk ekziston më. Prokurori i shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit.

Ky është skandali që shpërtheu dhe shqetësoi ekipet italiane për blerjet dhe shitjet e blerjeve të futbollistëve të njëmbëdhjetë skuadrave italiane – përfshirë “Bianconerët”, Sampdorian, Genoa dhe Empoli.

Në të njëjtën kohë u përfshinë 59 persona fizikë, mes të cilëve Andrea Anielli, Pavel Nedved dhe Aurelio De Laurentiis.

Prokuroria vendosi se Federata Italiane e Futbollit nuk mund të vlerësonte vlerën e vërtetë të një futbollisti, ndaj e gjithë çështja shembet, me të gjithë të përfshirët të shpallur të pafajshëm.

Ndër transfertat që kishin rënë në hetim ishin ai i Victor Osimen në Napoli nga Lille, si dhe shkëmbimi i Arthur Melo-Miralem Pjanic mes Juventusit dhe Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 15.04.2022 18:04