“Kishte pistoletë”, maskat mësyjnë në shtëpinë e gruas shtatzënë

Dy të rinj të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Librazhd.

Personat e maskuar kanë tentuar të futen brenda nga dritarja në shtëpisë duke thyer xhamin e dritares. Mësohet se e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega e cila është dhe shtatzënë ka ndjerë zhurmën duke shkuar në dhomën ku ishte thyer xhami.

Ajo është përballur me maskat që të trembur prej saj e kanë shtyrë me forcë duke e përplasur pas murit dhe janë larguar menjëherë që andej. Gega e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm në spitalin e Librazhdit dhe është rikthyer në shtëpi pa probleme. Ajo ka denoncuar rastin e tentativës së grabitjes dhe policia po heton për të dokumentuar.

Ajo ka thënë:

Ishin dy burra, ishin të gjatë mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”


Shtuar 17.01.2020 10:13