Pyetja që vendosi në siklet Tean: Sa i rëndësishëm është sek*i për ty në një marrëdhënie?
Java u mbyll në “Për’Puthen” me takimin mes Teas dhe Arjonit. Takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua dhe nga dyshja.
Biseda e tyre në takim mori një rrjedhë më intime.
Arjoni e pyeti Tean, se sa i rëndësishëm është seksi për të në një marrëdhënie. Ndërsa Tea u përgjigj me një “mjaftueshëm”.
Ndërkohë ky episod u diskutua nga opinionisti Arjan Konomi. Ai e cilësoi si të pavend një
pyetje të tillë, e për këtë dëshiroi të dëgjonte një mendim nga Tea.
Bukuroshja bionde e pranoi se u ndie në siklet nga
pyetja, por shtoi se nëse për persona të caktuar kjo temë është e rëndësishme ajo nuk e shikon si një
problem.
Arjoni: Kur Tea u ndie rehat me këtë
pyetje unë nuk e kam
problem.
Tea: Për mua ishte
pyetje e sikletshme, por ka njerëz që i duket kjo gjë një temë e rëndësishme dhe nuk e kam
problem. /tch
Shtuar më 16/10/2020,
ora 22:27