Putin: Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të ndodhë
Albeu.com
"Vetëm mbështetja e Perëndimit do ta mundësonte këtë", citohet të ketë thënë Putin në bisedë me politokologë dhe analistë të specializuar për Rusinë të premtën në Soçi, transmetojnë mediat e huaja.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të ndodhë vetëm me mbështetjen e Perëndimit. "Vetëm mbështetja e Perëndimit do ta mundësonte këtë", citohet të ketë thënë Putin në bisedë me politokologë dhe analistë të specializuar për Rusinë të premtën në Soçi, transmetojnë mediat e huaja. "Mirëpo, në rastin e tillë Perëndimi do të bartë tërë përgjegjësinë për pasojat", ka thënë Presidenti rus. I pyetur nëse atëherë Rusia sipas analogjisë do ta njohë Abkazinë, të shkëputur nga Gjeorgjia, Putin me një "buzëqeshje enigmatike në fytyrë" është përgjigjur: "Do të shohim", ka thënë gazetari zviceran Erik Hesli, i cili ka qenë një nga pjesëmarrësit e takimit triorësh të Presidentit rus me anëtarët e klubit debatues "Valdaj".
Shtuar më 17/09/2007, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori