Putin: Pavaresia e Kosoves kercenon paqen ne Europe
Albeu.com
Rusia mbeshtet kundershtimin e Serbise ndaj presionit te perendimit per t’I dhene pavaresi Kosoves. Sipas Moskes kjo do te krijonte nje precedent qe mund te hape nje konflikt te ri.Pavaresia e Kosoves kercenon paqen ne Europe. Kjo deklarate u be nga presidenti I rusise Vladimir Putin gjate nje ceremonie te zhvilluar ne Kremlin. Sipas tij, paqja ne Europe mund te ndertohet vetem duke respektuar integritetin territorial te serbise. Presidenti Rus tha se populli serb po mbron sovranitetin dhe integritetin e tij territorial. Paqja nuk mund te ndertohet ne Evrope, pa marre ne konsiderate parimet themelore te ligjit nderkombetar", tha Putin ne Kremlin. Rusia mbeshtet kundershtimin e Serbise ndaj presionit te perendimit per t’I dhene pavaresi Kosoves.

Sipas Moskes kjo do te krijonte nje precedent qe mund te hape ndonje konflikt te ri. Javen e kaluar, kercenimi rus per veto detyroi shtetet e bashkuara te amerikes dhe bashkimin europian qe t’ia kalonin ceshtjen e Kosoves grupit te kontaktit pasi sipas tyre kjo ceshjte ishte teper delicate. Grupi I kontaktit perbehet nga Shtetet e bashkuara te amerikes, Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Rusia.

Nderkohe, Ministri I jashtem I serbise Vuk Jeremic deklaroi gjate nje interviste per agjencine e lajmeve AFP se vendi I tij do ta shfrytezoje periudhen e re te negociatave per te gjetur nje zgjidhje qe nuk eshte pavaresi per kosoven. Deklaraten Jeremic e beri perpara takimit qe do te zhvilloje me sekretaren e amerikane te shtetit Kondolesa Rajs. Kjo e fundit ashtu si dhe zyrtaret e tjere amerikane kane deklaruar disa here mbeshtetjen e tyre per pavaresine e Kosoves. Erion Kacorri, News24
Shtuar më 27/07/2007, ora 18:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori